Pas deklaratës me akuza të Berishës ndaj Ramës për reformën në drejtësi, Rama ka reaguar nga vendi, duke thënë se është hera e parë që shikon Berishën të flasë me një letër përpara, duke i kujtuar se tani me reformën nuk dihet se në çfarë gjyqi mund të jetë dyshimtar.
Rama: Sali kam tre vjet këtu dhe është hera e parë që je përgatitur me shkrim, si dëshimtarët e rremë që përgatiteshin me shkrim në kohën e partisë tënde të parë, që të mos t’i kapte gjykata në kundërthënie. Reforma në drejtësi vijon. Një gjë të them Sali, atij djalit që ke lënë roje o jepi lirinë ose thuaji të mos ankohet, sepse opozitën e duam të gjithë dhe urime për fitoren.
Berisha: I bëj thirrje prokurorit të nisë hetimet, sepse pasi humbi të gjitha ligjet ka filluar të thërrasë në zyrë duke u thënë se do emërojë kryetar të SPAKUT. Prandaj hiq dorë.
Rama: Mos u mërzit siç e kam thënë do bëhet, do ta shikosh sesi të gjithë prokurorët e gjykatësit që janë lidhur me trungun tënd do ikin. Të tjerat ia lëmë kohës.
Berisha: Pas prokurorëve e gjykatësve e ka radhën llumi i politikës. Përgatitu mirë se do shkosh atje ku është dhe ish-kryeministri Ponta i Rumanisë. Je i pashpresë.
Gjatë batutave, Berisha i tha Ramës se ka kryer një akt fyes për të gjithë shqiptarët, duke e caktuar ditën e sotme si pushim, për shkak të ditëlindjes së 2-vjetoit të djalit të tij: “Unë i uroj edhe 100 vjet djalit tënd. Por ky është një akt fyes për të gjithë shqiptarët. Ti nuk mund të bësh lidhje të tjera, sepse pastaj do presim ditëlindjen tënde ta bëjmë pushim dhe të Lindës ta bëjmë pushim”, ishte reagimi i Berishës.