Një raport studimor i realizuar nga APPA ka nxjerrë në pah disa shqetësime serioze në lidhje me tarifat e universiteteve. Sipas këtij raporti, Universiteti publik, ka tarifat e masterit më të lartat në Evropë. Pas një periudhe 4-mujore MAS ka publikuar aktet nënligjore që bëjnë të zbatueshëm ligjin për arsimin e lartë, duke u dërguar disa nga aktet universiteteve të përgatitura nga ekspertët. Ajo që bie në sy është tabela e tarifave vjetor të shkollimit në institucionet publike të arsimit të lartë në ciklin e dytë të studimeve për vitin akademik 2016-2017. Të përkthyera në euro tarifat për studimin në master shkojnë nga 1500 euro në vit në Durrës dhe Vlorë deri në 2400 euro viti në Tiranë (Universiteti i Arteve).
“Në vendet e BE, tarifat vjetore të studimeve në master pranë universiteteve publike shkojnë nga 100 deri në 600 euro më e larta. Madje nuk duhet lënë pa përmendur rasti i Gjermanisë ku studimet janë falas apo i Danimarkës ku shteti të mbështet financiarisht studentin nëse vendos të studiojë në programin master”, thuhet në raport.
Ky raport nënvizon se politkat e MAS favorizojnë dukshëm niversitetet private. Para një muaji MAS përcaktoi mesataren përjashtuese për maturantët, gjë që duket se i ka hapur rrugën trafikut të studentëve tek universitetet private. Rapporti i APPA e ilustron këtë me shembullin e Universitetit të Mjekësisë, ku ky i fundit ka përcaktuar notën mesatare përjashtuese 8.5 ndërsa tre universitetet që ofrojnë degët e preferuara të mjekësisë kanë lënë mesataren e VKM, pra notën 6.
“Kjo diferencë shpjegon faktin që të gjithë ata që kanë dëshirë për të studiuar për mjekësi, por për shkak se kanë dalë nga shkolla cilësore nuk kanë mundur të nxjerrin mesataren 8.5, përjashtohen nga universiteti publik dhe do ti drejtohen rrjedhimisht atij privat pasi tarifat nuk kanë ndonjë ndryshim të madh tashmë mes publikut dhe privatit. Së dyti universitetet e rretheve si Durrësi, Shkodra apo Elbasani rrezikohen nga mbyllja të paktën e nivelit të studimeve në mastar pasi është në një konkurrencë të pabalancuar me privatin i cili mund të bëjë favore me tarifat, mund të ofrojë 10-fishin e bursave të publikut apo mund të tolerojë pagesat me këste që lehtësojnë studentët. Në këtë situatë studentët do të braktisin universitetet e rretheve dhe do të dynden tek privati ku me njëjtën pagesë përfitojnë kushte më të mira studimi”, nënvizohet në raport.
ma.me