Një zjarr i madh ka shpërthyer pranë bazës së NATO’s në Izmir të Turqisë. Autoritetet janë duke hetuar se mos është akt sabotazhi.
Në hapësirën ku ka shpërthyer zjarri është një masë e madhe pyjore. Ai ëshë duke u përhapur shumë shpejt për shkak të erërave të fuqishme, shkruan Gazeta Express.
Sipas CNN Turk, zjarri po vë në rrezik jetën e shumë njerëzve që jetojnë aty pranë. Tashmë zjarri ka kapluar edhe disa shtëpi.
Pavarësisht se trupat e NATO’s janë përpjekur që ta ndalin zjarrin, ai është duke u përhapur shumë shpejt në drejtim të bazës ushtarake. (b.an)