Borxhi në vlerë është në nivelet e tij më të larta. E llogaritur në euro borxhi arrin në 7.86 miliardë.
I llogaritur në bazë të popullsisë, prej më pak se 2.9 milionë rezidentësh që raporton INSTAT, tregon se cdo qytetar shqiptar, përveç borxheve personale, ka një barrë borxhi prej 3.7 milionë lekësh të vjetra.
Në fund të vitit të kaluar borxhi arriti nivelin më të lartë ndaj Prodhimit të Brendshëm Bruto duke arritur sa 74% e PBB-së.