Dy shqiptarë kanë rënë në pranga të policisë italiane, pasi akuzohen se përdornin fëmijën e njërit prej tyre për të mbuluar trafikun e paligjshëm të drogës.
Sipas mediave italiane, dy të arrestuarit janë rezidentë në Lucca, Itali, ndërsa raportohet se ata e mbanin me vete fëmijën për të mos tërhequr vemendjen e policisë dhe për të shmangur dyshimet ndaj tyre. Të arrestuarit trafikonin drogë mes provincave Pistoia dhe Lucca.
Gjatë kontrollit në automjetin e tyre policia ka gjetur dhe sekuestruar 115 gramë kokainë të fshehur në anën e pasagjerit. Dy të arrestuarit ndodhen në paraburgim, ndërsa seanca gjyqësore është caktuar me 3 Gusht.