Ish-kryeminsitri i vendit Sali Berisha vijon me publikimin e mesazheve që sipas tij i vijnë nga “qytetarët dixhital”. Këtë herë ai publikon një mesazh që flet për kontroll policor në banesën e një personi që shkruante statuse në facebook kundër kryeministrit dhe mazhorancës.
Ne mesazh thuhet se kontrolli në banesën e këtij personi dështoi pasi ai nuk i’u përgjigj policisë në citofon. Sipas Berishës, ky person ndihet i frikësuar nga policia pasi ka kritikuar qeverinë me statuse në Facebook. Midis statuseve të këtij personi, bien në sy edhe ofndeimet për ambasadorin Donald Lu. Pyetja që ngrihet është , a mendon edhe Berisha në të njëjtën mënyrë si qytetari që kritikon ambasadorin.
Ja postimi i Berishës:
Qytetari dixhital denoncon:
Hakmarrjen primitive personale e neo-bllokmenit Edvin Kristaq Rama ndaj qytetarit Nikolin Gjonaj per statuset e tij ne fb! Me poshte keni mesazhine e tij dhe statuset e Nikolinit per te cilat Rama i dergoi ne shtepi çunat e krimit! Miq solidarizohuni me Nikolinin sepse mbroni ate por dhe fb qe tmerron Edvin Shullazin! sb
“Doktor pershendetje, si kaluat? Uroj te jeni mire!
Nje mikut tone Nikolin Gjonaj, pak me pare i kishte shkuar policia ne shtepi. I kishin rene citofonit por ai e kishte pasur fikur sepse e heq nga fisha shpesh per te mos e shqetesuar njeri dhe nuk e kishte degjuar. Shtepine e ka private me kater kate dhe ky rri ne katin e katert, nderkohe qe katet e tjera i ka bosh. Pasi nuk ju ka dal, policet kane pyetur neper komshi.
Nikolini mendon se i kane ardhur vetem per statuset qe shkruan ne FB sepse nuk ka asnje lidhje tjeter. Ai punon thjeshte shofer maune.
Donim te te vinim ne dijeni, per te qene re informuar nese ndodh dicka me teper se kaq.
Ne fakt ai ishte shqetesuar.
Ja dhe statuset e Nikolit ne pergjithesi..”