Në botë, ne njerëzit, jemi më shumë sesa 7 miliardë dhe thuhet se 7 persona janë identike me ne. Por është e vërtetë? Dhe sa shanse kemi që të takojmë një person, i cili është sozia jonë?
Në vitin e kaluar, në një avion të drejtuar drejt Irlandës, Neil Douglas gjeti kopjen identike të tij.
Fotoja e burrit dhe të “klonit” të tij (me pasagjerët e tjerë që dukshëm u shfaqën të zbavitur) brenda një kohe të shkurtër u përhap kudo në rrjetet sociale.
Në botë, ne njerëzit, jemi më shumë sesa 7 miliardë. Por sa shanse kemi që të takojmë një person, i cili është sozia jonë? Kjo varet nga çfarë ne quajmë sozi.
Ai person nuk jam unë
Në vitin 2015, Teghan Lucas, hulumtuese në Universitetin e Adelaide-s në Australi shtroi pyetjen për të kuptuar nëse një i pafajshëm mund të rrezikojë, për shkak të një ngjashmërie të dukshme që të shkëmbehet me autorin e një krimi. Nëpërmjet softëear-ve specialë, ajo analizoi më shumë se 4 mijë fotografi të fytyrave njerëzore, duke u ndalur në elementët fillestarë, si sytë dhe veshët. Kështu, ajo llogariti probabilitetin që këto masa janë të pranishme në më shumë persona.
Unikë dhe të papërsëritshëm
Kështu, studiuesja zbuloi se shanset për të ndarë të paktën 8 tipare me dikë tjetër në botë janë një në një trilion. Dhe me 7.4 miliardë tokësorë, ka vetëm një probabilitet në 135 që në Tokë të ekzistojnë edhe vetëm pak sozi. Por nëse ne marrim parasysh faktin që fytyra e njeriut është shumë më shumë komplekse sesa 8 tipare, ne kuptojmë që për një softëare të njohjes faciale, mundësitë që çdo individ të ketë një sozi, janë gati zero.
Një skemë e përshtatshme
Me vështirësi, duke parë dy fytyra identike ne do të vëmë re një diferencë milimetrike në distancën mes veshëve. Dhe kjo sepse truri ruan një memorie të fytyrave të njohura si më të ngjashme në një arkiv të mbushur plot me harta, sesa p.sh një album fotografish vere. Kjo aftësi për të njohur fytyrat mike, nisur nga karakteristikat thelbësore na lejon që të kuptojnë që ai individ është një i afërmi ynë, edhe pse mund të ketë prerë flokët, apo të ketë vënë truk.
Fytyrë standarde
Mënyrën se si truri ynë përfshihet në njohjen faciale, duke njohur karakteristikat e një fytyre ngjan më shumë me një tërësi të pjesëve, sesa detaje të veçanta të izoluara. Nga ky këndvështrim, nëse një person banon në Britani dhe ka një fytyrë “që bën pjesë tek ato mesatare”, pra fytyrë të rrumbullakët, hundë si patate, sy kafe e flokë biondë të shkurtër, me një mjekër prej histeri (të rinj me mjekra disi të çuditshme), ka probabilitete të mëdha që të keni sozi.
Mundësi të mira
Rreth 55% e popullsisë botërore ka sy të kafe, 1 person në 10 ka fytyrën e rrumbullakët dhe 24,2% e ka hundën si patate. Gati 2% e burrave janë biondë natyralë, dhe 1 në 6 individë në Britaninë e Madhe e ka mjekrën e dendur. Një njeri me këto karakteristika do të ketë rreth 74 mijë sozi. Madje këto nuk janë as tiparet më të përhapura në botë. Në epokën dixhitale ku ne jetojmë, me një sasi të pabesueshme të fotografive që qarkullojnë nëpër rrjete, të takojmë dikë që na ngjan, nuk mund të jetë kaq shumë e vështirë. Vetëm në rast se fytyra jonë është me të vërtetë e veçantë.