Ish-kryeministri Berisha ka bërë publik një tjetër denoncim që i ka ardhur me mesazh në profilin e tij zyrtar në Facebook dhe që bën fjalë për ndalimin e kunatit të ministrit të Punëve të Brendshme Saimir Tahiri.
Informacioni sipas Berishës i ka ardhur nga një oficer policie anonim. Lajmi nuk është konfirmuar nga asnjë burim tjetër.
“Kunati problematik i Saje qorrit ndalohet nga policia për shkelje te ligjit. Saje qorri shkarkon dhe procedon për ndjekje penale 7 policë për ndalimin e kunatit te tij problematik!”, shkruan Berisha, ndërsa më poshtë bën publik denoncimin e ardhur nga “oficeri dixhital”.
Denoncimi
“Pershndetje doktor! 4 nete perpara shqiponjat kane ndaluar dhe shoqeruar kunatin e sajmirit, Alban Berisha, tek ish dogana.
Ka shkuar aty me urgjence Ejvi Robo dhe Genti Ceka. Ju kane thene qe po vijme me porosi te ministrit pasi ai e ka kunat te shoqeruarin Alban Berisha, por lereni hiqjani prangat, se do meremi ne me kete pune dhe e zgjidhim ne.
Pasi policet e shqiponjave nuk kane dashur ta lirojne por kane dashur ta shoqerojne ne drejtori te lidhur me pranga pasi ai i ka share dhe ofenduar dhe ka dash ti gjuaj nje polici me shkop, menjehere esht vene drejtori Ervin Hodaj ne levizje dhe ne bashkepunim me sh k b -e z.Ben Akendo ka adhur te arrestoje 4 police. Kane diskutuar deri vone dhe pastaj i kane proceduar ne gjendje te lire nga sh k b-ja dhe standartet per shkelje te rende i kane pezulluar nga detyra dhe policet dhe oficerin dhe ladin shefin e shqiponjave plot 7 vet te shqiponjave.
Kane vajtur policet tek vini ne zyre dhe i kane kerkuar me ngulm te thirrte aty ejvin robon dhe gent ceken. mbas kembenguljes se policeve ka ardhur aty ejvi robo dhe ata e kane bere per dy leke ne sy te drejtorit ladi laska..shefi i shqiponjave…shkelzen metushi oficeri i tyre dhe 5 police te shqiponjave te 7 te pezulluar nga detyra per shkelje te rende dhe proceduar nga sh.k b.ja
ky ejvi robo esht drejtor i inspektimit te ministrit tahiri ky genti ceka esht shoferi me i besuar i ministrit tahiri”