Juventusi, Milani dhe Atletico Madridi janë duke u interesuar për futbollistin, por Chelsea nuk e lëshon atë pa 30 milionë euro.
Juan Cuadrado pritet që të largohet përfundimisht nga Chelsea.
Klubi anglez është duke e përgatitur shitjen e Cuadrados. Pas një huazimi një vjeçar te Juventusi, lojtari kolumbian pritet që të shitet në ndonjë klub tjetër.
Juventusi, Milani dhe Atletico Madridi janë duke u interesuar për futbollistin, por Chelsea nuk e lëshon atë pa 30 milionë euro.
Milani ka kërkuar nga klubi londinez që ta ulë çmimin, pasi që nuk mundet që t’i paguajë 30 milionë euro dhe nëse klubet bien dakord, atëherë Cuadrado do të kthehet sërish në Serie A, referon Zëri. (b.an)