Dijamant Zabergja, është kosovari i tretë i cili është vrarë në sulmin terrorist në Mynih. Lajmin e ka ka konfirmuar babai i tij në një status në Facebook ku ka shkruar se 21 vjeçari është vrarë nga “dora terroriste”.
“Me pikëllim të thellë njoftoj farefisin, miqtë dhe shokët se djali im Dijamant Zabergja 21 vjeqar u vra dje në Minhen nga dora terroriste”, ka shkruar Naim Zabergja, babai i Dijamantit.
Numri i shqiptarëve të vrarë dej në Mynih shkon në tre: Sabina Sulaj, Armela Segashi dhe Dijamant Zabergja.
***
Të paktën nëntë persona janë vrarë dhe shumë të tjerë të plagosur në të shtënat në një qendër tregtare në qytetin gjerman të Mynihut .
Policia tha se të paktën tre persona të armatosur kanë qenë të përfshirë në sulmin në qendër Olympia – Einkaufszentrum – dhe ka paralajmëruar se ata janë ende në arrati.
Hetuesit thonë se situata aktuale është emergjente dhe se kjo ka ndezur operacionin më të madh policor në Mynih për më shumë se një dekadë, transmeton zeri.info
Ndërkaq revista me bazë në Mynih Focus raporton se një nga autorët vdiq pasi ka bërë vetëvrasje në kokë jashtë qendrës, duke cituar burime policore .
Ndërkohë, RTL thotë se fëmijët janë sjellë në Spitalin Bogenhausen me dëmtime të rrezikshme për jetën . Mes te vrarëve mésohet se fatkeqesisht eshte edhe shtetesja Sabina Sulaj me nenen nga Shqiperia dhe baba kosovar, ndersa shoqja e saj Armela Segashi ishte shpallur e zhdukur nga familjaret ditene djeshme. Por sot, vellai i Segashit ka konfirmuar vdekjen tragjike te motres se saj. Mendohet se Armela dhe Sabina kane qene sebashku gjate sulmit ne qendren tregtare.
Java / R.a