Të shtëna me armë janë dëgjuar në një qendrë tregtare në Munih të Gjermanisë dhe ndërkohë po zhvillohet një aksion i gjerë policor, nga toka dhe ajri, me helikopterë.
Raportet thonë se rajoni Moosach është krejtësisht i bllokuar dhe lajmet janë kontradiktore.
Dëshmitarë okularë kanë bërë të ditur për median lokale se autori u largua nga qendra tregtare, duke shkuar në metro.
Nga ky sulm, raportohet zyrtarisht për 3 të vdekur dhe 10 të plagosur. Edhe Ministri i Brendshëm i Bavarisë konfirmon për 3 viktima nga të shtënat. Gjithë Mynihu është në shtetrrethim. Nderkohe ne oret e darkes bilanci eshte rritur ne nente te vdekur.
Me gjithë operacionin masiv të policisë gjermane për kapjen e autorit, ai ka arritur të shpëtojë duke shkuar në drejtim të metrosë. Edhe atje ka qëlluar me armë. Policia ka rrethuar zonën që është vetëm 5 km larg vendngjarjes së parë. Nuk ka ende një numër të saktë të viktimave dhe të plagosurve. Gjermania ka qenë në alarm këto ditë pas sulmit me thikë që ndodhi në tren në Bavari të hënën ku vdiqën pesë persona.
Qendra Tregtare Olympia është ndërtuar mbi vendin ku ka qenë kompleksi olimpik i Lojërave të vitit 1972. Si për ironi të fatit, atëherë një komando terroriste palestineze e grupit “Shtatori i Zi”, mori peng dhe vrau 11 anëtarë të delegacionit izraelit.
Megi Shota, një shqiptare me banim në Munih, tregon në linjë telefonike me News 24, se aktualisht gjendet e bllokuar me punonjës të tjerë në qendrën tregtare.
“Jemi në qendrën tregtare, nuk mund të dalim, pasi policia na ka thënë të qëndrojmë brenda”, thotë Megi.
Ajo thotë se e ka parë autorin e sulmit, i cili nuk ishte i maskuar.
Transporti publik është paralizuar, pasi janë ndaluar linjat e metrove, të trenave dhe të autobusëve.
Vijon…
D.i.
http://worldiptv.club/uk/channel/BBC+Newshttp://