Jo shumë larg distrikteve Ipanema dhe Copacabana të Rios, ndodhen lagje të varfra ku mbizotëron varfëria, bandat e drogës dhe meshkujt e rinj me armë që dominojnë jetën e banorëve. Trupa të qëlluar me armë qëndrojnë në pishina të mbushura me gjak, dhe adoleshentë të shumtë janë pjesë e bandave që punojnë si rojtarë dhe distributor të drogës. Ata operojnë vetëm pak kilometra larg vendit ku qindra dhe mijëra turistë dhe atletë do të vendosen për të marrë pjesë në Lojërat Olimpike.
“Në këto komunitete ju mund të shihni se çfarë është jeta e vërtetë. Ky është realiteti ynë”, tha një trafikant i drogës për Daily Mail.
Duke mbajtur një AK-47, bosi i maskuar i drogës tha se dilerët kanë fituar zemrat dhe mendjet e banorëve duke ua paguar ushqimin dhe mjekimin, duke ofruar kështu një jetesë më të mirë për shumicën që jetojnë në varfëri ekstreme. Skenat e vdekjes dhe ndëshkimit karakterizojnë këto lagje të varfra të Rios, të cilat ndodhen pak kilometra larg vendit ku do të mbahen Lojërat Olimpike.
ma.me