Nxitoi për të kaluar semaforin pavarësisht se drita jeshile ende nuk ishte ndezur, por kjo i ka kushtuar një gjobë të majme një të riu në Tiranë. Një djalë i quajtur Ermir Mhillaj në Tiranë është gjobitur 22 mijë lekë të reja në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, pasi kaloi semaforin me të kuqe.
Gjoba i është vendosur nga një polic dhe dy police, ndërsa mban firmën e njërës prej tyre.
Në shpjegimin e tij shoferi shprehet se kjo është e padrejtë dhe një “kurth” duke e shpjeguar me detaje edhe bllokimin e rrugës, që sipas tij është bërë qëllimisht për të ndëshkuar shoferët.
Pavarësisht kësaj shkon për të paguar gjobën dhe pasi i drejtohet Policisë së Tiranës për të marrë dokumentet, aty i thonë se duhet të presë turnin e polices që e kishte gjobitur, pasi dokumentet i kishte me vete…
ma.me