Drejtor i agjencisë së shërbimeve publike në Elbasan dhe një tjetër person, po procedohen penalisht, të akuzuar se kanë shpërdoruar detyrën. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për 46-vjeçarin Irland Sina, drejtor i agjencisë së shërbimeve publike Elbasan dhe 58-vjeçarin Emin Shpata administrator i lagjes “Partizani”.
Në vitin 2015, duke shpërdoruar detyrën, ata kanë lejuar ndërtimin e kolektorit të ujërave të zeza në afërsi të banesës të 54-vjeçares Anastasi Ç.
ma.me