Galaxy Note 7 është parë duke punuar për herë të parë në një video të publikuar në internet.
Galaxy Note 7 pritet të jetë një prej telefonave inteligjentë më të mirë, me specifika që përfshijnë gjeneratën e re të procesorëve Snapdragon ose Exynos, 6GB RAM memorie dhe ekran Super AMOLED.
Sipas spekulimeve të ndryshme, Galaxy Note pritet të ketë ekran 5.7 inç Quad HD Super AMOLED, memorje të brendshme 64 GB dhe kartë memorie deri në 2 TB.
Tableti pritet të ketë edhe dy kamera, frontalen prej 5 MP dhe kamerën kryesore prej 12 MP.
Më poshtë mund të shihni edhe videon e cila besohet të shfaq Galaxy Note 7 për herë të parë në funksion.
BW/d.i.