Emily Ratajkowski dëshmon edhe njëherë pse cilësohet si njëra nga femrat më seksi në botë. Ajo duket më e bukur se kurrë në setin e ri me rroba banjoje në fushatën e “Amore & Sorvete”. 25-vjeçarja ka qenë një kliente e kësaj firme edhe para se të firmoste kontratë, pasi me bikinit e “Amore…” ka pozuar edhe për revistën e njohur amerikane “Sports Illustrated”.
Ajo ka thënë se ndihet shumë e lumtur që është bërë imazhi i një kompanie të cilën e ka dashur gjithmonë. Emily deklaroi për “People” se ndihet shumë seksi në bikinit e “Amore…”. 25-vjeçarja nuk ka nguruar të tregojë edhe bikinit e saj të preferuara e të cilat janë ato që njihen me emrin “Hula, hula”.
ma.me