Pokemon mania nuk ndalet vetëm tek aplikacioni Pokemon GO. Legendary Entertainment ka fimosur një marrëveshje me Kompaninë Pokemon për realizimin e filmit të parë aksion, për shpërndarjen e të cilit në perëndim do të kujdeset Universal Pictures.
Në film do të interpretojnë aktorë të vërtetë, që do të bashkëveprojnë me krijesa imagjinare japoneze. Filmi do të bazohet mbi detektivin Pikachu, personazhi i ri i universit.
“Dedektivi Pikachu” është një personazh i futur në Japoni nga videolojëra “Great Detective Pikachu”. Duket se filmi do të frymëzohet nga videoloja Pikachu, i cili vepron me Tim Goodman , një djalë me bluzë të kuqe që kërkon të zgjidhë mistere të ndryshme.
Prej dy javësh ka dalë aplikacioni Pokemon Go, i kthyer në një kohë rekord në një fenomen botëror falë lojës së realitetit dhe që i lejon lojëtarëve të kapin nëpër rrugët e qytetit të tyre krijesa virtuale, që bëjnë pjesë në botën e Pokemonit.
Pokemon u krijua në Japoni në 1996 dhe ka shitur 279 milionë vdieolojëra në të gjithë botën me 21,5 miliardë karta lojërash të shpërndara në 74 vende.
Dakordimi mbi filmin është projekti i tretë në më pak se një muaj. 23 qershori ishte radha “Bad Blood”, film me Jennifer Lawrence dhe pastaj filmi me metrazh të gjatë i Nate Parker, producenti i filmit të 2016, “Lindja e një kombi”.
Filmi mbi Pokemonin nuk është i pari i bazuar mbi një videolojë i prodhuar nga Legendary Entertainment: pikërisht së afërmi ka dalë në kinema “Warcraft”, i bazuar mbi lojën me sukses botëror “World of Warcraf”.
Pokémon GO është një lojë për celularët, e cila ka vetëm pak ditë që ka dale në tregun e internetit, por që është bërë aq shumë e pëlqyer saqë as krijuesit e saj nuk po i besojnë suksesit. (java / r.a)