Kreu i grupit të LSI, Petrit Vasili, ka dalë sot në një konferencë për shtyp duke e cilësuar të premten si një ditë të re për politikën shqiptare.
Sipas tij, politika e kaloi sprovën e çlirimit nga tabutë dhe tregoi se di të bashkohet për çështje madhore.
“Vlerësojm rolin e pazëvendësueshmë të SHBA dhe BE për mbështetjen e paçmueshme dhe kulturën politike që sjellin në Shqipëri” – tha Vasili.