Shumë nga ne, nuk jemi të kënaqura me ngjyrën e flokëve, apo duam ta ndryshojmë atë, thjeshtë për t’u ndjerë më freskët. Por, ekziston dhe ana tjetër e dëmtimit të lëkurës së kokës nga kimikatet që përmbajnë këto ngjyra, por edhe nga përthithja e tyre deri në sistemin e qarkullimit të gjakut.
Dëmet që shkaktojnë janë të shumta, prandaj dhe për hir të shëndetit, mundohemi t’i evitojmë ato, transmeton Telegrafi.
Por, fatmirësisht, ekzistojnë edhe metoda natyrale te kohërave te gjysheve tona, të cilat janë plotësisht natyrale dhe nuk dëmtojnë flokët dhe shëndetin në përgjithësi. Përkundrazi, kanë dhe efekte pozitive në flokë, duke ju shtuar shkëlqimin dhe volumin atyre.
Një fuqi të lartë zbardhuese për flokët ka kanella, e cila njihet për vetitë e saj pozitive në lëkurë dhe flokë. Në kombinim me mjaltin, kanellandihmon në hapjen e ngjyrës së flokëve.
Por, këta dy përbërës nuk janë të vetmit që bëjnë këtë efekt mbi flokët!
Për recetën e plotë dhe mënyrën e hapjes së ngjyrës së flokëve në kushte shtëpie, mund ta ndiqni videon e mëposhtme, ku Rona ju sjellë gjithë procedurën e detajuar.
Shikim të këndshëm!