Besim Hasani, kryetar i Komitetit Olimpik të Kosovës, ka deklaruar se pjesëmarrja e Kosovës në Lojërat Olimpike “Rio 2016” në Brazil, mund të bëjë që ky shtet të ndërrojë mendje për njohjen e Kosovës.
Ai ka thënë se pasaportat e anëtarëve të kryesisë së KOK-ut si dhe të sportistëve janë njohur nga ky shtet.
“Ministria e Jashtme e Brazilit ka njoftuar të gjitha ambasadat se ka njohur pasaportat e Kosovës dhe e gjithë bota do të na shikojë me kureshtje në ‘Rio 2016’”, ka thënë ai në Interaktiv të KTV-së.
“Në mënyrë direkte apo indirekte sporti mund të ndikojë në atë se a do ta njohë Brazili Kosovën apo jo”, ka shtuar ai. (b.an)