“Ne po qeverisim me Ramën, Rama me ne, nuk është kjo tema”.
Debati Manjani-Fevziu:
Fevziu: Tema kjo është.
Manjani: Mendoj që konsensusi fitoi.
Fevziu: Ka tendencë për mocion mosbesimi nga LSI për kryeministrin?
Manjani: Në dijeninë time më të mirë jo, s’kemi histori, skenarë me vijë apo prapavijë. Kjo është një histori që LSI është e njohur për respektimin e marrëveshjeve politike dhe s’kemi asnjë arsye të vëmë në dyshim afatet e respektimit të marrëveshjes politike.
Shumë shpejt do vijë momenti sepse ne do duhet të bëjmë një bilanc të funksionimit të gjërave në koalicion, se çfarë kemi bërë dhe çfarë kemi dështuar, besoj se reforma të mëdha janë bërë, vlerësimi i një koalicioni s’është me një pozicion të caktuar.
Fevziu i kujtoi Manjanit debatin e mëngjesit të sotëm mes Xhafës dhe Metës, ku ai i tha kreut të Kuvendit: “Kam kaq kohë që dëgjoj nga ty shprehjen “me qetësi dhe dashuri”, të paktën të mbetet qetësia se dashuria ka ikur”.
Fevziu: Batutë e ashpër ajo e Xhafës?
Manjani: Për çështjen e dashurisë?
Fevziu: Të koalicionit.
Manjani: U hoq ai neni i dashurisë së burrave, e hoqi Xhafa.