Përbërësit:
Kërminj
Gjalpë, 1 lugë gjelle
Kripë
Piper
Majdanoz
Hudhra, 2 thelpinj
Kaçkavall i grirë, 2 lugë gjelle
Përgatitja:
Zgjidhen kërminj të mëdhenj me guaskë të pacopëtuar. I ziejmë kërminjtë si zakonisht, pastaj nxirret mishi me pirun dhe guaska fshihet mirë. Mishi pritet hollë me thikë, përzihet në tigan me gjalpë, më pas shtohet kripë sipas dëshirës, piper, majdanoz, hudhra, pak kaçkavall dhe galetë përzihet mirë e gjithë masa dhe mbushet guaska. Rreshtohen në pjatancë dhe zbukurohen me gjalpë të përgatitur me kripë e majdanoz të grirë shumë hollë, në mënyrë që gjalpi të anojë nga e gjelbra.