Deputeti i PS-së Ben Blushi e ka komentuar të neveritshme situatën më të fundit rreth Reformës në Drejtësi. Sipas tij, kjo që ndodhi është qesharake dhe e turpshme. “Ka 6 muaj që pres të votoj pro Reformës. U arrit një marrëveshje dhe pas 3 orësh thuhet ska marrëveshje. Kjo është qesharake. Kjo ka krijuar përçmim dhe neveri te shqiptarët dhe ndërkombëtarët. Reforma në Drejtësi duhet të votohet me çdo kusht”, deklaroi Blushi.
ma.me