Deputeti i PD-së, Genc Ruli, ka deklaruar sërish se ndërkombëtarët duhet të jenë thjeshtë dëshmitarë në procesin e Reformimit të Drejtësis. Sipas tij, ndërkombëtarët janë vetëm një actor në këtë process duke nënvizuar se janë bërë marrëzira.
“Nuk ka asgjë përpara deputetëve se çfarë është negociuar në muajin e fundit. Nuk ka asnjë tekst konkret. Shqipëria ka përvoja serioze si bëhen aktet kushtetuese. Reforma e vitit ‘98 është një shembull I mirë. Ka 2 libra për këtë. S’do ketë asnjë libër se çfarë është bërë. Vota ime është pro reformës por ndërkombëtarët janë vetëm dëshmitarë. Janë krijuar marrëzira ca është bërë. Ndërkombëtarët janë vetëm një aktor”, ka deklaruar Ruli.
ma.me