Deputeti i PD-së, Eduard Selami, i komentoi zhvillimet e fundit rreth Reformës në Drejtësi si “të pakëndëshme, të papritura”. Sipas tij, askush nuk mund të ndalë Reformën në Drejtësi që ka mbështetjen e SHBA dhe BE. “Reforma do të bëhet sipas draftit të Nuland që është i konsultuar edhe me komisionerin Hahn. Kushdo që do të përpiqet ta pengojë me apo pa dashje do të dështojë. Ne kemi vendim grupi të votojmë pro Reformës”, deklaroi Selami.