Në orën 10:00 pritej që të fillonte seanca parlamentare e cila do të miratonte reformën në drejtësi dhe kjo është shoqëruar me një protestë nga qytetarët dhe shoqëria civile. Në parlament kanë mbërritur ambasadorët, ku i fundit ishte Donald Lu. Në parlament kanë mbërritur disa deputetë të partisë socialiste. Disa protestuar po këndojnë: Eja mblidhini këtu! Një qytetare shprehet se kjo këngë i drejtohet popullit i cili duhet të jetë i pranishëm këtu për të mos lejuar që reforma të mos miratohet.
ma.me