E tensionuar konferenca e kryetarëve mes kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta dhe kryetarit të komisionit të posaçëm parlamentar për Reformën në Drejtësi, Fatmir Xhafa. Ajo që ka rënë në sy ka qenë fakti se kreu i Kuvendit, Ilir Meta, ka qenë mjaft nervoz dhe ka sulmuar Xhafën duke e akuzuar se përse nuk ka mbledhur komisionin.
Me tone urdhëruese Meta ka kërkuar të mblidhet komisioni për të reflektuar ato që sipas tij ka thënë komisoneri Hahn. Por i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi Xhafës duke i kërkuar Metës të ketë respekt për deputetët dhe se ai nuk mund t’i drejtohet asnjë deputeti me atë ton. “Unë nuk marrë urdhëra nga ti z. Meta. Ki respekt për deputetët. Nuk mund të flasësh me tone urdhëruese ndaj deputetëve. Komisionin e kam mbledhur rregullisht. E kam mbledhur konform rregullores së Kuvendit. Ajo që ka bojkotuar ka qenë opozita. Nuk ka më përse mblidhet komisioni. Hahn ka dërguar një letër jo projektligje, ndaj ska asnjë arësye të mblidhet komisioni” ka reaguar Xhafa.
Me. Ar