Presidenti i Turqisë, Erdogan tha gjatë një interviste se janë ndaluar 2 pilotë të cilët rrëzuan avionin rus më 24 nëntor. Avioni u rrëzua në kufirin turk-sirian, ndërsa si pasojë e ngjarjes pati ftohje të marrëdhënieve mes dy vendeve.
“Janë ndaluar dy pilotët, që rrëzuan avionin rus më 24 nëntor 2015. Sipas shumë gjasave, ata kanë lidhje me organizatën terroriste guleniste. Por këtë do ta zbulojë gjyqësori”, deklaroi sot Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në një intervistë ekskluzive për televizionin panarab “Al-Jazeera”.
bw/d i