Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka dalë me një njoftim për shtyp pas lajmit se Partia Demokratike kërkon diskutime të tjera për Reformën, edhe pse ishte rënë dakord më parë dhe vetë kryetari Basha premtoi votën pro.
“Ambasada e SHBA është e zhgënjyer që vëren se pas deklarimit të një marrëveshjeje midis qeverisë dhe opozitës, kreu i opozitës, Z. Basha ka paraqitur një kërkesë të re të papranueshme. Ky zhvillim i fundit na detyron të arrijmë në përfundimin se kjo është një përpjekje e qëllimshme nga kreu i opozitës për ta bllokuar këtë reformë. Paketa e reformës është gati dhe përmbush të gjitha standardet e Komisionit të Venecias, SHBA dhe BE. Nëse Z. Basha nuk i përmbush dot premtimet e tij, Qeveria e Shteteve të Bashkuara iu bën thirrje anëtarëve të parlamentit individualisht ta miratojnë këtë reformë më 21 korrik”, thuhet në deklaratën e ambasadës.