Energjia e prodhuar nga HEC-et private dhe me koncesion ka vijuar ritmet e rritjes edhe gjatë vitit 2014, me rreth 14 për qind më shumë në krahasim me vitin 2013. Sipas të dhënave që publikoi INSTAT për prodhimin e energjisë mësohet se, kontributi nga hidrocentralet publike përfaqësoi gjatë vitit që shkoi 72,1 për qind të prodhimit neto vendas, ndërsa prodhimi i energjisë nga prodhues të pavarur privatë dhe koncesionarë përbën 27,9 për qind. Më vitin 2013 kontributi i HEC-eve të vogla në totalin e peshës së prodhimit tw energjisë ishte 11 %.
Prodhimi i përgjithshëm i energjisë për vitin që shkoi shënoi një rënie me 32 për qind, por kjo nuk preku rentabilitetin e prodhuesve privat, për shkak se, në treg u shtuan edhe shumë operatorë të rinj.
Rritja në këto nivele e prodhimit të energjisë nga privatët vunë në vështirësi Korporatën Elektroenergjitike Shqiptare KESH e cila duhet të blinte me çmimin m 9 lekë për kilovatorë. Prodhimi i HEC ve të vogla e kaloi programimin që kishte bërë KESH duke akumuluar një borxh ndaj prodhuesve të vegjël më shumë se, 50 milionë euro gjatë vitit që shkoi.
Qeveria ka ndërmarrë shlyerjen e borxheve ndaj HEC -eve të vogla në fillim të këtij viti nga fondi i programuar në buxhet për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura dhe ngelen edhe 30 milionë euro të cilat janë në proces shlyerje.
Për të ulur kostot e kompanisë KESH qeveria miratoi vendimin për të ulur me 25 për qind çmimin me të cilin HEC duhet të shesin energjinë këtë vit. HEC koncensionare këtë vit janë vënë në presionin e masave shtrënguese që qeveria po ndërmerr për të ulur borxhet më shumë se 1 miliardë dollarë të krijuara në sistemin e energjisë.
Shoqata e Prodhuesve të Energjisë ngë burimet e rinovueshme që përfaqëson edhe HEC-et koncesionare i ka kërkuar qeverisë që të zbatojë ligjin për energjinë e rinovueshme në të kundërt industria private e prodhimit të energjisë do të duhet të përballet me falimentin.
Prodhimi i energjisë 2013 2014
Prodhimi neto vendas 6.959.326 4.726.246
Termocentrale 0 0
Hidrocentrale 6.959.326 4.726.246
Publike 5.811.762 3.408.5561
Private 1.147.564 1.317.690
(burimi iNSTAT, prodhimi ne MWh)
Monitor