1304 – Lindi shkrimtari i njohur italian Francesco Petrarka. Ai është konsideruar si poeti i fundit i Mesjetës dhe individualisti i parë në poezinë evropiane. Në kohën e tij ai ishte i njohur dhe i respektuar për punimet latine, shkrimet historike, filozofike dhe polemizuese, por në botën e letërsisë ka hyrë me përmbledhjen e soneteve, dedikuar Laures.
1847 – Ka lindur piktori post-impresionist i Gjermanisë Max Liebermann. Si një mbështetës i ideve të reja, themeloi në vitin 1898 lëvizjen berlineze të shkëputjes, e cila është një pikë kthese e shekullit të 19-të dhe të 20 në qytetet evropiane ku janë mbledhur kundërshtarët e akademizmit artistik.
1923 – U vra revolucionari meksikan, udhëheqësi i revolucionit fshatar në vitin 1910, Francisco Pancho Villa. (b.an)