Ne tregun e kembimit valutor, monedha vendase, leku u forcua ndjeshëm ndaj monedhës së përbashkët euro.
Sipas kursit zyrtar të këmbimit valutor të Bankës së Shqipërisë euro u këmbye me 136.48, që sipas ekspertëve të agjencive të këmbimit valutor në Tiranë është një nivel historik, më i ulëti i arritur që nga gushti 2012 kur një euro u këmbye me afërsisht 136.5 lekë.
Sipas tyre kjo sjellje e euros ndaj lekut ka te bëjë me sezonalitetin e pushimeve dhe me faktin se kompanitë janë në periudhën kur duhet të shlyejnë detyrimet e pagesës së TVSH-së dhe në kushtet kur kanë mungesë likuiditeti janë të detyruar që të prekin rezervat në euro.
Sipas tyre është e vështirë që të bëhet një parashikim nëse kjo tendencë do të vazhdojë gjatë, megjithatë thonë se mund të kemi hulajte të tilla deri në pjesën e dytë të muajit gusht.
Sa i përket kursit të këmbimit të lekut me monedhën britanike, pand ata thonë se sjelljet diktohen kryesisht nga raporti mes paundit dhe euros, si dhe për faktin se britanikët janë më të interesuar për një paund të zhvlerësuar.