Një aksident ka ndodhur gjatë mbrëmjes së djeshme në Vercelli të Itali, me dy fëmijë të plagosur rëndë.
Ka qenë një 23-vjeçar me origjinë shqiptare, ai që nën drejtimin e një “Mercedes Classe A” të zezë ka shtypur rreth orës 21 dy të mitur me origjinë domenikane, një 14-vjeçar dhe një 17-vjeçar. Ata ishin duke ecur në sheshin “Cesare Battisti”, kur janë goditur nga makina.
Një prej tyre iu nënshtrua një ndërhyrje kirugjikale, ndërsa një tjetar ka pësuar fraktura të shumta, raportojnë sot mediat lokale.
I riu shqiptar, ka ndaluar për ti dhënë ndihmën e parë fëmijëve të aksidentuar. Shqiptarit i është hequr patenta.
Ndërkohë, hetimet janë në vijiim për zbardhjen e ngjarjes.