Me shqiptarët e Kosovës do të jetojmë gjatë njëmijë vjetëve të ardhshëm deh për këtë arsye duhet të bashkëpunojmë në dobi të të dy palëve, të gjejmë kornizën më të mirë të mundshme politike dhe të mos i dëmtojmë interesat tona kombëtare, ka thënë sot kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiç, transmeton Koha.net.
“Ne duhet të gjejmë zgjidhje për disa çështje. Dhe, edhe pse e di se kjo gjë është jo e famshme në Serbi, ne duhet të kuptojmë se jetojmë, nëse jo me njëri tjetrit,a ther njëri pranë tjetrit.
Dhe kështu do të jetojmë në njëmijë vjetët e ardhshëm”, citon Tanjug të ketë thënë Vuçiq gjatë bisedës me gazetarët pas takimit shefen e diplomacisë evropiane Federica Mogerini.
“Ai që mendon se duhet të zhvillojmë luftëra dhe të hyjmë në konflikte, mendoj se nuk është shumë i mençur dhe nuk ai do të mirën bëjmë vendit tonë”, ka thënë Vuçiq, transmeton Koha.net
Ai ka shtuar se së shpejti do të takohen ekipet e Beogradit e të Prishtinës dhe ka paralajmëruar mundësinë e përfundimit të tërësishëm të marrëveshjes për telekomunikacionin,e cila, sipas tij, do të jetë e mirë edhe për shqiptarë e edhe për serbë për të cilët është me rëndësi që në Serbi të flasin me tarifë më të lirë. (b.an)