Një grua 47-vjeçare mbeti e vdekur në Spanjë pasi u godit me brirë nga një dem që u lëshua në rrugët e Moratalla, në juglindje të vendit.
Sofia Lopez Gonzalez mori pjesë në festën tradicionale me dema “Fiesta de los Toros”, ku ishte e pranishmë me abshkëshortin dhe një prej fëmijëve të saj.
Teksa u gjend para demit që i’u vërsul ajo tentoi të fshihej pas një porte por mori goditje të fortë në bark. Mjekët nuk arritën dot të mbanin në jetë gruan që shkoi e plagosur në spital./a.m.