Banka e Shqipërisë bëri të ditur se gjatë muajit maj, kredia për biznesin u rrit me tre miliardë lekë.
Sipas ekspertëve ecuria e kreditimit të biznesit në veçanti nuk i përgjigjet përmirësimit të treguesve kryesorë makroekonomikë në gjysmën e dytë të vitit 2015 dhe në tremujorin e parë 2016.
Banka e Shqipërisë vlerëson se përmirësimi i këtij treguesi në muajin maj, bëri që kreditimi të rritet me rreth 4.3 miliardë lekë që nga fillimi i vitit. Rritja e kreditimit gjatë majit erdhi sidomos nga segmenti i bizneseve, që ngelet përcaktues për ecurinë e kreditimit të ekonomisë, duke qenë se përbën mbi 65% të totalit. (java / r.a)