Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha mblodhi grupin parlamentar të kësaj force politike me fokus reformën në drejtësi.
Mbledhja e mbajtur jashtë radhe nga ky forum pritet të vendosë në lidhje me hapat e mëtejshëm që do të ndiqen nga opozita për reformën në drejtësi.
Në këtë takim deputetët do informohen në lidhje me negociatat që po zhvillohen nga 3 të mandatuarit e partive kryesore.
Kjo mbledhje mbahet në një kohë kur deputeti Eduard Selami, u shpreh hapur për votën e tij pro reformës cilido qoftë qëndrimi i PD.
Krerët e selisë blu i tremben rrjedhjes së votave pasi edhe deputetë të tjerë përfliten se do të votojnë pro reformës./a.m.