Një aksident i rëndë ka ndodhur në akin rrugor Shkodër-Muriqan.
Sipas burimeve të policisë, një automjet tip Golf me targa AA 518 AL me drejtues shtetasin Emirjan Qehaja, 27 vjeç, banues në Shkodër është përplasur me një motorçiklete tip Lifan me targa SH 612 A me drejtues shtetasin Agron Shtogu, 35 vjeç, banues në Shkodër.
Si pasojë e përplasjes 35-vjecari që drejtonte motocilkelen ka mbetur i vdekur. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca.
Në motorçikletë udhëtonte dhe bashkëshortja e viktimës shtetësja B.Sh, 37 vjeçe, së bashku me fëmijën e tyre S.Sh.
Fëmija ndodhet në gjendje të rendë për jetën. Ndërsa shtetasja B.Sh ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme. Policia po heton për të zbardhur detaje të tjera dhe shkakun e aksidentit.
(java / r.a)