Komisioni i Kuvendit për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, miratoi pa votat e opozitës, në mbledhjen e së martës projektligjin për ndërtimin e portit të Karpenit në Kavajë.
Ministrja e Ekonomisë, Milva Ekonomi, tha se kompania që ka propozuar ndërtimin dhe shfrytëzimin e portit nuk ka kapitale pasi do të menaxhojë fondet e shoqërive që bëjnë pjesë në konsorcium.
Kompanitë e përfshira në projektin e portit gjigant të Kavajës kanë garancitë e nevojshme financiare për të investuar 5 miliardë dollarë”, tha Ekonomi.
Sipas saj, brenda 6 muajsh kompania do të ketë gati planin e shpronësimeve, ndërkohë që pas kësaj pritet të nisin punimet për ndërtimin e portit.
Brenda vitit 2018 do të jenë realizuar punimet e para, u shpreh ministrja.
Porti i Kavajës do të kushtojë 5 miliardë dollarë dhe pritet të hapë 70 mijë vende pune.
(java / r.a)