Në Qipro janë zbuluar ndërtesa të para 11 mijë vjetëve, të cilat mund të jenë fshati më i vjetër i zbuluar ndonjëherë në botë.
Gërmadhat e 29 ndërtesave në trajtë sferike janë zbuluar në Klimonas afër qytetit Limasol, njoftoi mbrëmë Drejtoria për Antikitete, duke shtuar se ky është “stili më i vjetër i jetës agrare e fshatare në botë”, transmeton Koha.net.
Godinat në cep të bjeshkës kundruall detit janë të vjetra 10.500 deri 11.000 vjet, që është së paku 2.000 vjet më të vjetra nga vendbanimi i parë në Qipro, Hirokiti. Ky vendbanim ndodhet në listën e trashëgimisë së mbrojtur të Organizatës së KB për Arsim, Shkencë e Kulturë (UNESCO).
Në vendin arkeologjik 5.000 metrash katrorë në Klimonas janë gjetur eshtër macesh e qensh si dhe copa mjetesh prej guri për punë dhe gjueti, që ngjasojnë me ato të Neolitit.
Arkeologët François Briois dhe Jean-Denis Vigne kanë vlerësuar se banorët e atëhershëm të Klimonasit me siguri kanë gjuajtur shpezë dhe derra të egër. (b.an)