Marcelo Bielsa dha dorëheqje vetëm pas disa ditëve në krye të Lazios. Trajneri Marcelo Bielsas i janë dashur vetëm disa ditë për të dhënë dorëheqje nga posti i trajnerit të skuadrës italiane Lazio.
Ai ka thënë se këtë e ka bërë me arsyetimin se, drejtuesit e Lazios e kanë mashtruar dhe nuk do ia transferonin lojtarët që ai kishte kërkuar.
Në mesin e këtyre lojtarëve kishte qenë edhe mbrojtësi Kombëtares shqiptare, Arlind Ajeti, i cili shkëlqeu në Euro 2016.
Më poshtë keni listën e shtatë futbollistëve që kishte kërkuar Bielsa:
- Arlind Ajeti – I lirë
- Adriano – Barcelona
- Alexandre Pato – Corinthians
- Jardel – benfica
- Diego Lorente – Real Madrid
- Jeremy Morel – Lyon
- Emanuel Mammana – Lyon. (b.an.)