Kryeministri i vendit Edi Rama dha një deklaratë pas takimit që mbajti për reformën në drejtësi me kryeopozitarin Lulzim Basha dhe kreun e Kuvendit Ilir Meta. Ai tha se nëse reforma nuk kalon në 21 Korrik do të jemi përballë një dnarjeje të re mes atyre që duan pastrimin e sistemit nga të korruptuarit dhe atyre që nuk duan reformën. Ai tha midis të tjerash se nuk mund të bëhen lëshime për hir të ruajtjes së pushtetit.
“Kjo është reforma më e rëndësishme dhe padyshim më historike që kemi marrë përsipër ta çojmë përpara dhe vetëm pak ditë na ndajnë që uroj të jetë bashkimi i të gjithëve, votim i të gjithëve për t’i çelur rrugë këtij revolucioni. Por mund të jetë edhe një ndarje e re dhe e vetëdijshme midis atyre që janë të vetëdijshëm pse janë në atë parlament që përfaqësojnë ambicien e shqiptarëve për të apstruar drejtësinë dhe atyre që po bëjnë çmos për të mos e lejuar këtë transformim kolosal. Në takimin që përfunduam pak më parë mund të them se kemi qenë dhe jemi për t’i hapur rrugën këtij revolucioni. Nuk mund t’i lejojmë vetes për asnjë arsye dhe interes të ndryshëm që të pranojmë në heshtje pengmarrjen e vendit tonë”, tha Rama.
Këtë deklaratë ai e dha në fjalimin e mbajtur në akademinë poliitke të Partisë Socialiste. Ai tha para të rinjve se politika është diskretituar si një gjë e keqe.
“Politika për fat të keq është diskretituar kaq shumë sa është bërë si diçka e keqe që duhet t’i rrish larg. Në fakt politika mund të bëjë shumë keq por është një fuqi për mirë. Si mund të bëhet revolucioni në drejtësi pa politikën”, tha Rama.
Rama kishte edhe një mezash për deputetët e PD teksa tha se u ka rezervuar një emër ditën e enjte.
“Të luash me fatin e Shqipërisë në këtë farë feje vetëm pse ke hallin sesi do të shkojë puna e mandatin tënd, kjo ka vetëm një emër. Dhe këtë emër e kam ruajtur ta them ditën e enjte. Unë personalisht dhe të gjithë bashkëpunëtorët e miqtë e grupit tonë parlamentar, të enjten do shkojmë jo për fatin e mandatit tim. Por për fatin e Shqipërisë. Dhe jam i bindur që jo vetëm kjo është rruga e duhur, por është rruga e vetme” – tha Rama.
Kreu i qeverisë tha në përfudim se ka bindjen se më 21 Korrik në Kuvend do të jenë 94 vota PRO reformës, për të bërë mirë.
/a.m.