Në takimin e sotëm mes kreut të qeverisë Edi Rama, atij të Kuvendit Ilir Meta dhe kryedemokratit Lulzim Basha u vendos që drafti për reformën në drejtësi të diskutohet në nivel negociatorësh.
Partia Demokratike ka zgjedhur si negociator deputetin Oerd Bylykbashi, ndërsa Partia Socialiste ka zgjedhur pikërisht sekretarinë përgjithshëm të Kryeministrisë, Ëngjëll Agaçin ndërsa nga LSI-së negociator do të jetë ministri i Drejtësisë Ylli Manjaani.
Mësohet se tre negociatorët do të fokusohen pikërisht në draftin e rekomanduar nga Victoria Nuland dhe ai i Komisionit të Venecias për të përafruar me këto propozimet konkrete që kanë palët./a.m.