Një zyrtar i lartë amerikan i deklaroi agjencisë gjermane të lajmeve, Deutsche Presse Agentur (DPA), se sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry nuk e ka kërcënuar kurrë Turqinë lidhur me anëtarësimin në NATO, duke iu referuar një njoftimi në website e gazetës së njohur amerikane ”The Washington Post.
“Ne e pamë artikullin e ‘The Washington Post’ dhe asgjë në brendësi të shkrimit nuk justifikonte titullin e tij”, tha zyrtari i lartë amerikan, i cili kërkoi të mos identifikohej.
Titulli i gazetës amerikane ”The Washington Post” ishte “Kerry thotë se NATO-ja do ta këqyrë me kujdes vendosmërinë e Turqisë ndaj demokracisë”. (java / r.a)