Goal mëson se Juventusi ka nisur bisedimet me Napolin për Gonzalo Higuain.
Sipas asaj që shkruan Goal, burime të afërta me klubin i kanë thënë atyre se Juventusi tashmë ka arritur marrëveshje me Gonzalo Higuainin dhe se sezonin e ardhshëm do të veshë fanellën e ‘Zonjës së Vjetër’.
Goal shkruan se Juve ka nisur bisedimet edhe me Napolin, duke i ofruar 94.7 milionë euro për Gonzalo Higuainin – që është klauzola e lojtarit.
Sipas burimeve të Goal.com, drejtori gjeneral i Juves, Beppe Marotta dhe presidenti i Napolit Aurelio De Laurentiis, kanë nisur bisedimet këtë të hënë për mundësin e transferimit të Higuainit në Torino.
Goal mëson se Higuain ka nënshkruar kontratë katër vjeçare me Juventusit, ku do të fitojë 7 milionë euro në sezon. Kampionët e Serie A do të shesin Roberto Pereyra dhe Simone Zaza për t’i grumbulluar parat e nevojshme për ish sulmuesin e Real Madridit./a.m.