Takimi i Pesëshes së thirrur dje nga kryeparlamentari Ilir Meta do të zhvillohet sot në orën katër pasdite.
Dje Meta propozoi një takim të nivelit më të lartë, ku ftoi kryeministrin dhe kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama, kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ambasadorin e SHBA, Donald Lu, dhe ambasadoren e Bashkimit Evropian, Romana Vlahutin.
Me deklaratën e Bashës sot, të gjithë të ftuarin kanë rënë dakord t’i bashkohen Metës në takim, ku do të diskutohet për Reformën në Drejtësi.
d.i.