Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, sot në Bruksel do të bisedojë me sekretarin amerikan të Shtetit, John Kerry për, siç njofton media serbe, “hapat e dëshirueshëm e më të prekshëm në normalizimin e marrëdhënieve Beograd – Prishtinë” dhe për konfirmimin e rrugës së Serbisë drejtë anëtarësimit në BE.
Këto, sipas burimeve diplomatike të B92, janë dy temat kryesore të takimit Kerry – Vuçiç.
Pritet që në takim të shqyrtohet edhe stabiliteti në Ballkan pas gusht shtetit të dështuar në Turqi.
Takimi Kerry-Vuçiç në Bruksel ndërlidhet me vizitën ndihmësekretares amerikane, Victoria Nuland në Prishtinë e në Beograd javën e shkuar.
BW/d.i.