Disa ish-gjeneralë dhe ekspertë të inteligjencës në Amerikë u shfaqen në televizionin CNN për të diskutuar grusht shtetin në tentativë në Turqi. Ata vënë në dukje gabimet e ushtrisë turke në tentativën e dështuar të grusht shtetit.
Robert Baer, një ish-oficer veteran i CIA-s dhe një ish-pjesëmarrës në grusht shtete, tha se grushti i shtetit në Turqi “nuk ishte i bërë profesionalisht”.
“Unë kam qenë i përfshirë në grusht shtete të tjera më përpara”, tha ai. “Ata duhet të kishin mbyllur dhe bllokuar televizionin CNN Turk, radio stacionin, mediet sociale dhe internetin. Edhe në qoftë se ata nuk do e kishin arrestuar Erdoganin, ata duhet të kishin ndërmarr këto veprime në fillim”.
Baer gjithashtu zbuloi se ai kishte diskutuar mundësinë e një grushti shteti me oficerë ushtarakë turq në muajt e fundit.
“Unë kam folur me zyrtarë turq dy muaj më parë në lidhje me një grusht shteti dhe ata thanë:’ Absolutisht jo’. Kjo e bën të qartë se shumë pak ushtarakë kanë qenë të përfshirë”, rrëfen Baer, transmeton Insajderi.
James Woolsey, një ish-drejtor i CIA-s, ka ofruar analizën e tij rreth tentativës për puç në Turqi, duke thënë se ai ishte “një gabim taktik i organizatorëve”.
“Me grushtet e shtetit, ashtu si me operacionet ushtarake, planet nuk i mbijetojnë vetëm një taktike, pasi duhet pasur një plan më fleksibël”, tha Woolsey.
Ndërsa, ish-gjenerali Wesley Clark, ish-udhëheqës i pranisë së NATO-s në Evropë, u shfaq në CNN në segmentin e njëjtë si Woolsey.
Clark ndan mendimin e njejtë rreth taktikave të gabuara të ushtrisë, por edhe theksoi se “Forcat Armatosura Turke nuk patën mbështetje nga populli”.
ma.me