Ambasada Franceze në Tiranë ka ftuar të gjithë qytetarët që të solidarizohen me viktimat e sulmit terrorist në Nice duke mbajtur një minutë heshtje në nder të tyre.
Përmes një njoftimi zyrtar, selia e ambasadës në Tiranë thotë se këtë të hënë në orën 12:00 para ambasadës së Francës do të mbahet një minutë heshtje për të nderuar viktimat e atentatit terrorist, duke shprehur kështu solidaritetin dhe përkrahjen për familjet e viktimave dhe të plagosurve.
Të paktën 80 persona mbetën të vrarë dhe më shumë se 50 u plagosë gjatë festimeve të Ditës Bastille, kur një terrorist 31-vjeçar sulmoi turmën me kamionin e tij. Ai u qëllua për vdekje nga policia franceze.
ma.me