Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Vaut të Dejës në Shkodër, ku gruaja ka goditur me sëpatë burrin e saj duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme .
Sipas të dhënave paraprake bëhet e ditur se gruaja e ka goditur burrin e saj teksa ai flinte gjumë, në shtëpinë e tyre në Barbullush.
Mirela Buzalli 35-vjeçare ka vrarë bashkëshortin Shkëlzen Buzalli 45-vjeç, menjëherë pas ngjarjes ajo është vetëdorëzuar në polici në gjendje shumë të rënduar psikologjike.
Menjëherë pas dorëzimit të gruas është ngritur grupi hetimor i cili ka shkuar në banesën e çiftit Buzalli dhe ka nisur hetimet.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në dhomën e çiftit dhe sipas dyshimeve paraprake shkak mund të jetë bërë ndonjë konflikt që çifti ka pasur kohëve të fundit, megjithatë policia ka nisur pyetjen e anëtarëve të familjes.
Ndërkohë, gruaja e vetëdorëzuar në polici është në gjendje shumë të rënduar psikologjike, çka ka bërë që psikologët e policisë së të nisin trajtimin e saj psikologjik.
Informacion Paraprak
Më datë 18.07.2016 jemi njoftuar se në fshatin Barbullush bashkia Vau Dejës, gjatë natës shtetësja Mirela Buzalli 35 vjeçe ka vrarë në gjumë me sopatë bashkeshortin e saj shtetasin Shkelzen Buzalli 45 vjeç.
Kjo shtetase është dorëzuar vetë në Komisariatin e Policisë Vau Dejes.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryhen hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ksaj ngjarje.
shqiptarja.com/d.i.